Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra Arnisa Këlliçin, e cila u mor e pandehu nga Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria njoftoi se Këlliçi është marrë e pandehur për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një kërcënim të drejtuar ndaj saj, por që rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë. Vendimi për pezullimin e saj nga detyra u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët.

Komisioni Disiplinor ka propozuar shkarkimin e gjyqtares. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Sipas prokurorisë letra kërcënuese është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi, rezultat i ardhur pas hetimeve paraprake dhe shqyrtimit të gjithë të dhënave./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";