Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shkruan se ai do të jetë një yll në murin e kujtesës dhe në ndërgjegjen tonë.

“Prehu në paqe miku im i panjohur. Pagove me jetë, shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve! Yll në Murin e Kujtesës, e në ndërgjegjen tonë gjithashtu”, shkruan Tahiri.

Vrasja e Saimir Hoxhës solli reagime të shumta, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ngushëlluar familjen e viktimës, bëri thirrje për drejtësi. Ngushëllime për këtë ngjarje, ka përcjellë edhe Partia Demokratike nëpërmjet Enkeled Alibeajt, i cili e quan vrasjen, një ngjarje të paralajmëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, ministri i drejtëisë, Ulsi Manja, teksa ka shprehur ngushëllimet, thotë se kjo ngjarje nuk e mposht rrugën për të vendosur drejtësinë.
Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në një mesazh në ‘Twitter’, bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes, dhe vënien e autorit para drejtësisë.