Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mesditën e sotme është paraqitur në SPAK. Mësohet se Tahiri është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga prokurori Elvin Goga në lidhje me hetimin pasuror.

Ish-ministri shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Advertisement

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy