Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet se Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve aleatë dhe partnere për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Në një postim në “Facebook”, ajo shkruan se Rusia duhet të hetohet për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Advertisement
“Shqipëria bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm.”