Nga Zagrebi, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov e ftoi Prishtinën që të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar, sidomos atë për krijimin e asocacionit të komunave serbe:

“Me homologun kroat biseduam nevojën që të zgjidhet çështja e Kosovës duke iu referuar rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Më në fund Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar për themelimin e asocacionit të komunave serbe”.

Vizita e Lavrov në Kroaci ishte pjesë e turit ballkanik ku ai vizitoi Bosnjën dhe Beogradin. Paralelisht me vizitën në Kroaci, shtet anëtar i BE-së, Lavrov mori lajmin e hidhur se edhe ky shtet ballkanik si BE-ja në tërësi vendosën zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë deri më 30 Qershor 2021, për rolin në krizën separatiste në Ukrainën Lindore si dhe për pushtimin e Krimesë.

BE i vendosi sanksionet ndaj rusëve për herë të parë në 31 Korrik 2014, kryesisht në sektorin e financave, energjisë dhe mbrojtjes me ndalimin e eksportit dhe importit të armëve. Sanskionet evropiane kufizojnë aksesin e Rusisë në teknologjinë që përdoret për prodhimin dhe kërkimin e naftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";