Në shumë shtete të botës janë duke u përdorur disa vaksina dhe pyetja që shtrojnë shumë qytetarë është: A mundet që unë të zgjedh se me cilën vaksinë të injektohem?

Serbia është shteti i cili ka adaptuar një mekanizëm vaksinimi duke u dhënë mundësinë shtetasve të saj të zgjedhin se cilën vaksinë të marrin dhe në cilin vend duan të injektohen.

Serbia bëhet në këtë mënyrë shteti i vetëm në botë ku qytetarët zgjedhin llojin e vaksinës.

Përveç vaksinave nga Pfizer-BioNtech, Serbia ka administruar dhe vaksinën ruse, Sputnik V, si dhe atë kineze, Sinofarm. Këto të fundit ende nuk janë miratuar për përdorim nga BE, por përdorimi i tyre e ka kthyer Serbinë në një prej shteteve me shkallën më të lartë të vaksinimeve për frymë në kontinentin europian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria serbe ka argumentuar se vaksina nuk duhet të jetë një çështje gjeopolitike, por shëndetësore.

Serbia është një nga shtetet me procesin më të shpejtë të vaksinimit në kontinentin evropian.