Rudina Hajdari e shqetësuar për fatin e PD-së: Berisha është e shkuara, Basha i paaftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rudina Hajdari e shqetësuar për fatin e PD-së: Berisha është e shkuara, Basha i paaftë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari shprehet e shqetësuar për zhvillimet e fundit në selinë blu.

 

E ftuar në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, teksa komentonte përplasjet dhe gjuhën e ashpër mes Berishës dhe Bashës, ish-deputetja vlerëson se kjo situatë sjell dobësimin e PD-së.

 

Advertisement

Sipas saj, demokratët e zhgënjyer nga udhëheqja e Bashës, kanë si alternativë të vetëm bashkimin me Berishën.

 

“Ndihem shumë e shqetësuar. PD është themeluar nga im atë, është një parti që erdhi në një kohë që shumë të vështirë për Shqipërinë. Kishte arritjet më mëdhaja që ky vend ka njohur…Anëtarësia ndihet e zhgënjyer nga udhëheqja e Bashës, i cili ka ditur shumë mirë që nuk e ka patur nën kontroll dhe ka patur paaftësi të gjithanshme për mënyrën e funksionimit të PD-së. E vetmja alternativë që ata kanë është bashkimi me Berishën, si një njeri që ka sjellë PD në pushtet. Berisha përfaqëson të shkuarën, jo të ardhmen. Berisha nuk mundet më të jetë në pushtet. Ai tashmë përfaqëson të shkuarën e Shqipërisë. Ne duhet të shohim përpara, por demokratët e zhgënjyer nuk kanë zgjidhje tjetër sepse janë para faktit që Basha ka qenë i paaftë për ta mbajtur dhe drejtuar PD-në.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy