Dritan Dorda është komanduar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pas emërimit të Muhamet Rrumbullakut si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Burime të sigurta i thanë Vizion Plus se Dritan Dorda do e mbajë këtë post deri në zgjedhjen e një emri të ri.
Advertisement
Dritan Dorda deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Elbasan – Korçë të SHÇBA-së.
Këto emërime pritet të bëhen publike në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e mërkurë.
Advertisement