Në prag të festave të nëntorit Muzeu Historik Kombëtar ka nisur një sërë aktivitetesh të quajtura “Drejt Pavarësisë”.
Ndonëse mungon flamuri i parë, apo fotografi të momentit të firmosje së aktit të pavarësisë drejtori i këtij institucioni shprehet se kjo gjë nuk ndikon aspak në rëndësinë e këtyre datave historike.
DORIAN KOÇI
DREJTOR I MUZEUT KOMBËTARAdvertisement“Kjo nuk përbën ndonjë ndryshim më tepër sesa fakti i të qenit të dokumentuara. ajo është një datë në ndërgjegjjen e popullit shqiptar. sigurisht që do të ishim shumë të kënaqur nëse do të kishim aktin zyrtar të shpalljes së pavarësisë, apo nëse do të kishim dhe flamurin origjinal apo nëse do të kishim të mundur dhe foto të ndryshme të firmëtarëve duke firmosur.”
Në një kohë kur Akademia e Shkencave është duke rishkruar historinë e Shqipërisë, kur debati nëse data 28 apo 29 është data e Çlirimit, Koçi thotë se ka fakte, të cilat nuk mund të ndryshohen.
DORIAN KOÇI
DREJTOR I MUZEUT KOMBETARAdvertisement“Dokumente të shumta të dala në dritë tregojnë prej kohësh që është data 29 nëntor data e Çlirimit të Shqipërisë. Kjo datë është e shënuar dhe në kalendarin e festave kombëtare dhe është fakt i pandryshueshëm.”
Nëntori do të mbyllet me ekspozita dhe aktivitete duke mirëpritur shkollat e te gjithë vendit.