Ish-deputetë dhe ish-ministra të qeverive “Berisha” e më pas “Rama”, kanë njoftuar ditët e fundit kapërcimin e tyre drejt Partisë Socialiste.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputetja e LSI-së Silva Caka u shpreh se LSI nuk do të ngelet peng i asnjë emri. Caka shtoi se emrat e larguar dikur kanë qenë të akuzuar.
“Kjo forcë politike nuk ngelet peng politik i asnjë emri dhe i asnjë personazhi sado rëndësi që t’i jetë dhënë atij në çdo qark të caktuar. Do të kërkoja nga të gjithë që të kenë durim dhe të shohin të paktën çfarë do të ndodhë në qarkun e Beratit. Sipas sondazheve tona, ka një rritje me një masë të caktuar edhe goxha të konsiderueshme. Në qarkun e Durrësit gjithashtu. Pastaj, ç’të them, të gjithë emrat që sot janë larguar dikur nga ai që sot i ka rekrutuar janë akuzuar, kështu që mbase ka marrë të përshtatshmit e vet. Kanë gjetu veten me Edi Ramën, me gjithë ato aferat e tij korruptive. Ka gjetur tenxherja kapakun.”