Më 15 shtator pedagogët kanë paralajmëruar protestë për rritjen e pagave, shtimin e financimit për kërkim shkencor, si dhe për orët suplementare.
Edhe pse kërkesat e tyre janë bërë të qarta prej kohësh dhe janë dërguar në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit, pedagoget nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje.
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve tregon se në kushte të tilla qëndrimi i tyre do të përshkallëzohet. Ai shton se pritet të mblidhen rreth 4000 firma.
PRF. ASC. DR. SANDËR KOVAÇI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KREU I SPUSH
Do marrim hapat ligjorë të protestës siç është përshkallëzimi, protestë një orëshe dhe më pas pa afat. Ka intensitet të lartë të firmosjes, pra të mbështetjes, sensibilizimit të këtij peticioni. Janë mbi 500 firma të mbledhura por brenda kësaj jave dhe në fillim të javës tjetër jam I sigurt se do kemi mbi 4000 firma.
Ndërkohë, kryetari i sindikatës së fakultetit Politeknik, Klodian Dhoska thotë se në këtë universitet rreth 50% e pedagogëve kanë firmosur.
PRF. ASC. KLODIAN DHOSKA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYETARI I SINDIKATËS SË FAKULTETIT POLITEKNIK
Deri në këto moment kanë firmosur mbi 50% e pedagogëve, aktualisht fakulteti I inxhinierisë mekanike thuajse 70-80% kanë firmosur, po vazhdohet me inxhinierinë fizike dhe matematike deri ne të gjithë fakultetet qe preken dhe që kanë interes.
Pedagogu Edvaldo Begotaraj ende nuk ka firmosur, por bie dakord me kërkesat.
EDVALDO BEGOTARAJ
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";PEDAGOGE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE
Mendoj se janë kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme duke qenë se bëhet fjalë për rritjen e cilësisë të universitetit nga fuqizimi I kërkimit shkencor, pedagogëve dhe mundësive të tyre për të bërë më tepër. Koha ka ardhur dhe ka kaluar dhe jemi shumë vonë përsa i përket kërkimit shkencor sidomos në rajon jemi ndër vendet e fundit.
Protesta e pedagogëve do të fillojë në orën 10 pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës më 15 shtator dhe nëse ata nuk marrin sërish një përgjigje nga instancat përkatëse do të bojkotojnë auditoret.