Meteorologu Hakil Osmani ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e motit për fundjavën dhe më gjatë në emisionin “7p5”, në Vizion Plus. Meteorologu tregon se moti do vijojë të jetë i kthjellët edhe gjatë fundjavës, me temperatura që pësojnë rritje.

Kushtet e motit do të vijojnë me intevalet e gjata me kthjellime të jenë prezente në vendin tonë. Gjithë territori shqiptar pritet të ketë diell. Pasditet pritet të sjellin vranësira ditën e shtunë dhe ditën e diel.

Më të fokusuara këto vranësira mbeten në zonat malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit kanë bërë një rritje ditën e sotme. Në zonat malore vlerat minimale kanë shënuar 0, -1 gradë celcius, ndërsa makimumet priten të ngjiten deri në 18 gradë celcius ditën e sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit dhe sërish rritje në pasditë.

Ndërsa e diela sjell rritje të tempraturave në të dya vlerat ekstremale. Minimumet në zonat malore do jenë nga 0 gradë celcius ndërsa maksimalet mund të arrijë edhe në deri 20 gradë celcius.

Edhe ditën e hënë vazhdon rritja e temperaturave. Në orët e para të mëngjesit temperatura minimale në qytete si Peshkopia, Bajram Curri, Erseka arrin 1 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore pritet t’i kemi nga 7-11 gradë celcius temperaturat e mëngjesit.

Maksimumet do të jenë rreth vlerës 17-18 gradë celcius, në kryeqytet. Duke bërë që të kemi temperatura 3-4 gradë më të larta se normalja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Do të vijojë me diell edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë të javës së ardhshme./vizionplus.tv