Rastet me Covid 19 jane rritur ndjeshëm javën e fundit ne Elbasan , ku vetëm ne 24 oret e fundit rezultojne pozitiv 92 persona, ku 61 prej tyre i takojne bashkise Elbasan. Sipas autoriteteve numri real mendohet te jete më i lartë , pasi shumë persona nuk kanë kryer tampon.
Kjo situate , raporton Vizion Plus, ka alarmuar Prefektin e qarkut i cili thirri ne nje mbledhje te jashtezakonshme drejtuesit e institucioneve qe kane detyre te menaxhojne situaten e pandemise. Drejtuesi i kujdesit paresor shendetesor evidentoi shkeljen e masave ne Elbasan ç’ka kane çuar sipas tij rritjen e shifrave, ku ne dite per te kryer tampon paraqiten vetem ne Elbasan te pakten 150-160 persona.
Ndonese ministria e Shendetesise kohe me pare hapi pavionet Covid ne spitalet rajonale, drejtoresha e spitalit rajonal ne Elbasan ben me dije se aty ende nuk jane hospitalizuar te prekur.
Ndërkohë në shkolla situata nuk duket aspak mirë. Aktualisht rezultojnë pozitiv 44 mësues dhe 18 nxënës, ndërsa deklarohet është një jetë e humbur në radhët e mësuesve.
Policia konstaton një mosndergjegjesim te qytetareve për të respektuar masat , cka ka bërë qe policia të ashpersoje masat. Sipas perfaqesuesit të policisë problem është funksionimi i bareve dhe lokaleve pertej orarit te lejuar, raporton Vizion Plus.
Vec policise që nga sot ka shtuar kontrollet në Elbasan është inspektoriati shtetëror shëndetesor ka lajmëruar nxjerrjen në terren të grupeve të tyre. Aktualisht Elbasani renditet qarku i katert ne vend per numrin e te infektuarve, ndersa rezultojne aktiv 1539 persona.