Rritja ekonomike/ Sherefedin Shehu: Nuk ka vend për optimizëm, jemi shumë larg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja ekonomike/ Sherefedin Shehu: Nuk ka vend për optimizëm, jemi shumë larg

Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë. Në një lidhje në studion e lajmeve në Vizion Plus, Shehu u shpreh se rritja ekonomike nuk ka vend për optimizëm.

“Nga rënia ekonomike po kalojmë në rritje ekonomike, por nuk ka vend për optimizëm sepse rritja ekonomike e këtij tre mujori është jo më shumë se 3.5%. Jemi shumë larg, po të kemi parasysh objektivat dhe sidmods kushtet e favorshme për një rritje ekonomike për 6 mujorin e parë të këtij viti”, u shpreh Shehu.

Sipas tij, leximi pozitiv është që tashmë kemi lënë rënien e kemi kaluar në rritje ekonomike.

“Kemi rritje në shumicën e sektotrëve dhe rritja është dyshifrore. Ajo që bie në sy është që përsëri kemi ndërtimin që ka shumë pikëpyetje në zhvillimin e tij. E shoh të dobët sepse kjo rritje ekonomike nuk është ndonjë rritje e politikave ekonomike. Unë do të prisja të kishte një rritje më të madhe sepse ato janë stimuj ekonomikë që kanë një efekt të përkohshëm. Mos harrojmë fushatën zgjedhore ku janë hedhur në qarkullim shumë para, por që impaktin ekonomik e kanë dhënë”, theksoi ai.

Advertisement

Me tej, Shehu u shpreh se parashikon një rritje ekonomike, por do të jetë në kufi që nuk prodhojnë punësim apo mirëqënie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy