Rritja ekonomike 8.5 % në 2021/ Kriza e çmimeve pritet të ndikojë negativisht këtë vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja ekonomike 8.5 % në 2021/ Kriza e çmimeve pritet të ndikojë negativisht këtë vit

Në vitin 2021 ekonomia shënoi rritje të fortë, duke marrë veten pas krizës pandemike të 2020.

 

Referuar të dhënave të INSTAT, produkti i brendshëm bruto, vitin e shkuar u rrit me 8.5 përqind.

 

Advertisement

Të gjithë sektorët performuan pozitivisht, por rritjen më të madhe e shënuan ndërtimi, tregtia, transporti dhe industria përpunuese. Ndërsa sektori me ecuri më të dobët ishte bujqësia.

 

Por gjatë këtij viti projeksionet janë për një ngadalësim të rritjes ekonomike për shkak të krizës së çmimeve. Në nëntor, parashikimet e qeverisë ishin për një rritje në nivelin 4.1% në 2022, por ky vlerësim u bë para se të niste vrulli i rritjes së çmimeve.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy