Rritja e çmimit të naftës/ Spaho: Rama mbështet oligarkët, jo qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të naftës/ Spaho: Rama mbështet oligarkët, jo qytetarët

Mbrëmjen e sotme çmimi i naftës pësoi një tjetër rritje, ku një litër kushton 260 lekë.

 

Deputeti Edmond Spaho në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në Europë.

 

Advertisement

Ai thekson se qeveria mbështet oligarkët e naftës dhe jo qytetarët.

 

“Sot Presidenti Biden njoftoi ndalimin e importit të naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia. Ai u shpreh që kjo masë do të ndjehet edhe nga qytetarët amerikanë me rritjen e çmimeve. Por ai paralajmeroi spekulatorët e çmimeve që dora e shtetit do bjerë ashpër mbi ta nëse përfitojnë nga kjo situatë.

Advertisement

Në Shqipëri, megjithëse çmimet e naftës dhe elektricitetit janë nga më të lartët në Europë, KM Rama na informon se çmimet e tyre do vazhdojnë të rriten. Rritja e menjëherëshme në një javë me 80 lekë për litër nafte është spekulim i pastër. Në Shqipëri shteti është me spekulantët dhe oligarkët e naftës dhe jo me qytetarët.

Në Kroaci u hoq tërësisht akciza e naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll. Në Francë tatim fitimi u ul nga 33% ne 25% dhe tatimi mbi të ardhurat personale u ul nga 45% në 30%.
Në Shqipëri qeveria na thotë ecni në këmbë se kurseni dhe ju bën mirë për shëndetin”, shkruan Spaho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy