Eksperi i ekonomisë, Klodian Muço ka folur mbi rritjen e çmimit të karburanteve gajtë 24 orëve të fundit.

 

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Muço theksoi se ky është një abuzim dhe çmimi i karburantit në Shqipëri reflekton realitetin e bursës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo rritje nga mbrëmë natën deri sot tregon që nuk ka ardhur si pasojë e luftës, por të gjithë operatorët në treg kanë vendosur të rrisin çmimin e naftës. Kryeministri mos të justifikohet me faktin që ne s’ kemi çfarë bëjmë e nuk ndërhyjmë dot në treg. Nuk është rritur kaq shumë çmimi në bursë që të vinte si pasojë e saj, është abuzim i tregtarëve. Tregtarët kanë zbrazuar depozitat e naftës dhe kanë rritur cmimin. Kryetarit të opozitës i themi që nuk bëhet me ulje të taksës se tashmë është parashikuar një buxhet”, tha Muço.

 

Sipas tij, rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e një marrëveshje, teksa thekson se është e pamundur që të gjitha kompanitë të vendosin rritjen e çmimit në të njëjtën ditë e orë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo nuk është shkelje ligjore. Operatorët në treg kanë vendosur të përfitojnë nga situate. Këtë duhet ta ndjekë autoriteti i konkurencës, të marrë masa”, theksoi eksperti i ekonomisë.