Eksperi i ekonomisë, Klodian Muço ka folur mbi rritjen e çmimit të karburanteve gajtë 24 orëve të fundit.
Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Muço theksoi se ky është një abuzim dhe çmimi i karburantit në Shqipëri reflekton realitetin e bursës.
“Kjo rritje nga mbrëmë natën deri sot tregon që nuk ka ardhur si pasojë e luftës, por të gjithë operatorët në treg kanë vendosur të rrisin çmimin e naftës. Kryeministri mos të justifikohet me faktin që ne s’ kemi çfarë bëjmë e nuk ndërhyjmë dot në treg. Nuk është rritur kaq shumë çmimi në bursë që të vinte si pasojë e saj, është abuzim i tregtarëve. Tregtarët kanë zbrazuar depozitat e naftës dhe kanë rritur cmimin. Kryetarit të opozitës i themi që nuk bëhet me ulje të taksës se tashmë është parashikuar një buxhet”, tha Muço.
Sipas tij, rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e një marrëveshje, teksa thekson se është e pamundur që të gjitha kompanitë të vendosin rritjen e çmimit në të njëjtën ditë e orë.
“Kjo nuk është shkelje ligjore. Operatorët në treg kanë vendosur të përfitojnë nga situate. Këtë duhet ta ndjekë autoriteti i konkurencës, të marrë masa”, theksoi eksperti i ekonomisë.