Rritja e çmimit të energjisë/ Rama u përgjigjet me video komentuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të energjisë/ Rama u përgjigjet me video komentuesve

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e nisi me një video mesazh në rrjetin social Facebook ku ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Rama i ka dhënë përgjigje disa prej komentuesve të cilët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë fakt dhe kërkojnë llogari se pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.

Kryeministri shprehet se kriza energjitike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.
“Prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e vendeve”, ka thënë Rama.

Ndërkphë pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.

Advertisement

“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën”, ka theksuar Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy