Rritja e çmimit të bukës dhe karburanteve/ LSI: Qeveria flet për rritje ekonomike imagjinare!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të bukës dhe karburanteve/ LSI: Qeveria flet për rritje ekonomike imagjinare!

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka reaguar ashpër për rritje e çmimit të bukës, produkteve të shportës por edhe të karburanteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se kjo rritje e shtuar për shqiptarë ndodh në një kohë kur pagat dhe pensionet e tyre nuk po lëvizin.

Në lidhje me rritjen ekonomike prej 17.8 % në tremujorin e dytë të 2021, për Xhixhon është vetëm imagjinatë e qeverisë, pasi shqiptarët po varfërohen edhe më shumë.

Qytetarët po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Rritja e ndjeshme e çmimit është bërë kosto e shtuar për familjet shqiptare, e veçanërisht për shtresën e varfër, ata me të ardhura të ulëta, pensionistët, studentët, të cilëve pagat, pensionet apo të ardhurat nuk u janë rritur. Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi është rritur dhe nafta (15-25 lek më shtrenjtë se vitin e kaluar),gazi ( 30-40 lek më shtrenjte), që do pasohet me kosto shtesë për xhepat e çdo qytetari. Gjithë kjo ndodh teksa qeveria e fjalëve të bukura flet për rritje ekonomike imagjinare, që duket e ndien vetëm ajo dhe jo qytetarët.Qytetarët sot përballen jo vetëm me ankthin e pandemisë, por me rritjen e çmimit të produkteve jetike si buka, vaji, mielli ,orizi etj. 10-20 lekë më shtrenjtë.Kjo qeveri që e quan veten të majtë, as e ngriti zërin për rritjen e çmimit të bukës, madje në bordin e Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër interesit publik dhe pro tregtarëve të miellit, që krijuan monopol në treg, duke shtrenjtuar produktin kryesor të çdo familjeje shqiptare. Qeveria na tregoi edhe një herë se nuk punon për popullin, por për kapjen e ekonomisë në funksion të oligarkëve pranë saj“, shkruan Xhixho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy