Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria ka disa muaj që i është futur një cikli të rritjes së çmimeve për produktet e shportës.
Sipas saj, për këto probleme #qeveria nuk flet por fshihet pas #krizës që ka rënë dhe pas një keqmanaxhimi konstant të buxhetit të shtetit. Mes të tjerash Tabaku thekson se shqiptarët varfërohen, qeveria keqmanaxhon taksat e tyre dhe çmimet rriten.
“Për një krizë që askush nga qeveria nuk po e përmend!
#Shqipëria ka disa muaj që i është futur një cikli të rritjes së çmimeve për produktet e shportës.
Shqiptarët paguajnë 54% të të #ardhurave të tyre për produktet e shportës dhe energjisë ndërsa #familjet e #varfëra shpenzojnë 74% të të ardhurave të tyre për shportën e ushqimeve dhe energjinë #elektrike #dritat edhe #ujin.
Për këto probleme #qeveria nuk flet dhe as nuk përmendet. Ajo fshihet pas #krizës që ka rënë dhe pas një keqmanaxhimi konstant të #buxhetit të shtetit që është përkthyer në taksa për 95% të shqiptarëve dhe një rritje e varfërsië dhe pabarazisë në vend.
Shpenzimet e qeverisë kanë qenë të adresuara për t’i shërbyer #PPP-ve që nuk i kanë sjellë asnjë plus #ekonomisë sonë. Janë 2.2 mld euro #kontrata PPP ndërsa pagesat e këtyre kontratave pritet të shkojnë sa 13% e #PBB-së.
Shqiptarët varfërohen, qeveria keqmanaxhon #taksat e tyre dhe çmimet rriten. Ky është realiteti për të cilin qeveria nuk flet, pasi nuk ka çfarë të thotë.
Ajo e ka dëshmuar gjatë pandemisë që nuk u jep qytetarëve ndihmën e nevojshme”, shkruan Tabaku.