Eksperti Majlind Lazimi vlerson që mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë që të dilet nga situata pesimiste e rritjes së çmimit të naftës, është reduktimi i taksave.
Nga studioja e “Quo Vadis”, ai u shpreh se kjo mosndërhyrje do të sjellë ndikim negativ edhe për vetë qeverinë.
Advertisement
“Një mënyrë më e thjeshtë, më e shpejtë për vetë qeverinë është duke përgjysmuar totalin e këtyre taksave. Po të përgjysmohet, padyshim që ka një reduktim të ndjeshëm për konsumatorin final. Mos të harrojmë që qeveria ndoshta është stoike për të mos reduktuar taksat, por impakti që do të ketë në ekonomi edhe për disa muaj të ardhshëm, do të jetë negativ edhe për vetë qeverinë.”