Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai e ka nisur fjalën e tij me situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve, duke e quajtur një agresion të vërtetë të çmimeve.

 

Për Kryeministrin Sali Berisha bordet e krijuara për përcaktimin e çmimeve në këtë kohë krize është duhet të anulohen sa më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë dhe mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare. Bordet veçse sa përligjin spekulimin dhe krijojnë mundësi të reja për spekulim. Përveç ERRE që është institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave të cilat janë të thjeshta”, tha Berisha.