Partia Demokratike, përmes nënkryetarit të saj, Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje policisë që të ndalë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Alibeaj shprehet se protesta e qytetarëve është e drejtë, pasi ata po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimeve, dhe se Rama duhet menjëherë të marrë masa për të nxjerrë ekonominë nga kriza.
Advertisement
“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerre ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve”, shkruan Alibeaj.