Instituti i Statistikave jep një panoramë pesimiste, përsa i përket numrit të të plagosurve, viktimave si dhe aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë muajit që lamë pas.
Në janar humbën jetën 22 qytetarë, nga 17 që ishin të njëjtin muaj një vit më parë. Edhe shifra e të plagosurve u rrit me 35%, raporton Vizion Plus.
Advertisement
Këta tregues lidhen me faktin se numri i aksidenteve rrugore në këtë fillim viti shënoi një rritje me 34 %.
E thënë ndryshe, në janar kanë ndodhur 125 aksidente rrugore nga 93 të regjistruara vitin e kaluar.
Advertisement
Fajtorët kryesorë mbetën drejtuesit e mjeteve. Tirana mban peshën kryesore të këtyre ngjarjeve, e pasuar nga Lezha dhe Durrësi.