Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në Shqipëri, sot edhe 4 humbje jete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në Shqipëri, sot edhe 4 humbje jete

Vazhdon të rritet në mënyrë progressive numri I personave ditore që infektohen nga Covid-19.

 

Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 984 qytetarë.

 

Advertisement

 Më konkretisht personat e infektuar janë gjetur, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste  në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste  në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste  në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste  në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste  në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

 

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Advertisement

Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.

 

Advertisement

Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (04 Shtator 2021)

 

Advertisement

Raste të reja ditore       984

Të shëruar në 24 orë      640

Të shtruar në spitale       106

Humbje jete në 24 orë     4

Advertisement

Testime ditore                 6113

 

Testime totale            1,072,755

Raste pozitive             150,101

Advertisement

Raste të shëruara       135,961

Raste Aktive                 11,628

Humbje jete                   2,512

 

Advertisement

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             4244

Shkodër          1927

Advertisement

Durrës             989

Vlorë               832

Fier                  819

Lezhë              766

Advertisement

Elbasan           602

Berat               424

Gjirokastër      308

Korçë               304

Advertisement

Kukës              234

Dibër                179

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy