Autoriteti rrugor shqiptar ka miratuar një shtesë kontrate në financimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, me një shumë prej 8 milionë eurosh.
Bëhet fjalë për tre lote të nisura që në vitin 2018, të cilat parashikojnë ndërtimin e 15 km rruge të re.
Advertisement
Në total tenderi për tre lotet kishte fond limit 53 mln euro, por me shtesën e kontratës tashmë kostoja arrin në 62 mln euro.
Paralelisht me këto tre lote, punimet po avancojnë edhe tek pjesa e tunelit që po ndërtohet për 22 mln euro.
Advertisement
Rruga Kardhiq-Delvinë ka një rëndësi strategjike pasi shkurton distancën drejt qytetit turistik të Sarandës.