![Rritet korrupsioni në polici/ Raporti: Fenomeni në nivele shqetësuese](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/01/800-0-3f964f795264f34e437c4da201c0c5cc-729x400.jpg)
Rritet korrupsioni në policinë e shtetit. Ky është konkluzioni i arritur përmes një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Sipas këtij raporti, nga viti 2014 deri në 2020-ën, korrupsioni është rritur me 36%. 89% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë anketim, janë shprehur se në policinë e shtetit ka korrupsion.
Të intervistuarit kanë thënë se në shumicën e rasteve, kanë qenë punonjësit e policisë që kanë kërkuar ryshfetin.
Duke iu referuar gjetjeve të sondazhit 27% e qytetareve janë shprehur se i kanë ofruar ryshfet policisë, ndërsa 34% konfirmuan se u janë kërkuar para nga efektivët.
Sa i takon sektorëve më delikatë që sipas raportit janë të përfshirë në korrupsion, në policinë e shtetit dominon departamenti i Krimit Financiar. Një në dy qytetarë raportuan që i kishin ofruar ryshfet punonjësve të policisë.
Më pas renditen policia e kufirit dhe ajo rrugore.
Ky është sondazhi i tretë që është realizuar për korrupsionin në policinë e shtetit nga institute për demokraci dhe ndërmjetësim.