Rritet kërkesa për vila në Gjirin e Lalëzit/ “San Pietro” destinacion i preferuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet kërkesa për vila në Gjirin e Lalëzit/ “San Pietro” destinacion i preferuar

Jo shumë kohë më parë, ekspertët e pasurive të patundshme folën për skenarin më të keq, ku tregu i shtëpive “ngrinte”. Pandemia futi shumë vende të botës në bllokim, duke mbyllur bizneset dhe dhjetëra-milionë punëtorë humbën vendet e tyre të punës.

 

Numri i njerëzve që kërkojnë më shumë kohë për të shlyer huatë e tyre të hipotekave u rrit. Ata që kanë shtëpi të dyta, ishte parashikimi, do të detyrohen t’i shesin, për të krijuar rezerva parash.

 

Advertisement

“Në të vërtetë nuk ndodhi kështu”, tha ekspertja Kate Everett-Allen per CNN.

 

Në vend të kësaj, çmimet e shtëpive si trend boteror, u rritën.

 

Advertisement

Nga Zelanda e Re në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Kinë dhe Peru, ndodhi i njëjti fenomen: çmimet e shtëpive po rriten “në qiell” dhe shumë blerës janë në panik.

 

 

Çmimet reale të shtëpive u rritën me pothuajse 7% midis tremujorit të katërt të 2019 dhe tremujorit të katërt të vitit 2020, rritja më e shpejtë nga viti në vit në dy dekadat e kaluara.

Advertisement

 

Sipas Everett-Allen, kjo nuk është një flluskë që do të “plasë” shumë shpejt.

 

Huamarrja mbetet e lirë dhe, sapo të hapen kufijtë, investitorët e huaj do të japin një shtysë edhe më tej në tregun e pronës, shpjegoi ekspertja.

Advertisement

 

Pronarët e shtëpive u ndihmuan goxha nga qeveritë gjatë pandemisë, me mbështetje financiare. Ulja e normave të interest bëri që shlyerja e hipotekave të jetë e përballueshme në shumë vende. Blerja e shtëpive u nxit edhe nga ulja e përkohshme e taksave në disa tregje.

 

 

Advertisement

Të pasurit në disa vende janë larguar nga metropoli dhe kanë blerë shtëpi më të mëdha në periferi, me më shumë hapësirë në natyrë.

Shumë prej atyre që ishin financiarisht mirë para pandemisë, janë edhe më mirë pas goditjes pandemike. Kjo sepse ata kanë shpenzuar më pak për pushime e për të ngrënë jashtë dhe për këtë arsye, kanë “derdhur lekë” në blerjen e shtëpive.

 

Pavarësisht se nuk ka vizitorë, vende të tilla si Kina, Brazili, Britania, Franca dhe Belgjika, në tre muajt e parë të vitit 2021 tashmë kanë thyer rekorde të shitjeve, sipas Charles Roberts, partnerit menaxhues të “Fine & Country Portugal”.

Advertisement

 

 

Po në Shqipëri cili është trendi i çmimeve të apartamenteve në bregdet ?

 

Advertisement

Pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë, kërkesa për të jetuar në rezidenca ku janë të përqendruara apartamentet në ndërtime të ulëta dhe vila private është rritur ndjeshëm.

pPerfaqesuesit e shitjes & marketingut” ne “Edil Al” thane per “Monitor” se kërkesa për vila në resortin “San Pietro” është rritur ndjeshëm në vitin 2021.

Një ndër arsyet, sipas tyre, është pandemia, pasi shumë njerëz gjithnjë e më tepër parapëlqejnë të jetojnë jashtë Tiranës, duke respektuar edhe distancimin social. “Arsye tjetër pse njerëzit po zgjedhin të blejnë në ‘San Pietro’ është afërsia e pronës me kryeqytetin dhe cilësia e lartë e punimeve. Jeta pranë detit dhe natyrës gjatë vitit, është një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e kërkesës.

Në total, në resortin ‘San Pietro’ janë zhvilluar afërisht 1 mijë njësi banimi: 660 apartamente dhe 300 vila, me kapacitet strehimi rreth 4 mijë banorë. Çmimet e shitjes për apartamentet në ndërtesa 2-3-katëshe variojnë 1,350 – 1,400 euro/m² në varësi të vendndodhjes.

Advertisement

Çmimet e vilave nisin 370 mijë euro (vilë dykatëshe me sipërfaqe oborri deri në 500 m²) dhe deri në 950 mijë euro vila elitare me 600 m² oborr dhe 1 mijë m² që përfshin gjelbërimin, pishinën etj. Një fakt interesant është rritja e kërkesës për blerje të pronave nga ana e agjencive të huaja të pasurive të paluajtshme, me qëllim rishitjen në tregun ndërkombëtar “real estate” te blerës të huaj që zgjedhin të investojnë kapitalet në Shqipëri”, pohojne perfaqesut e zyres se shitjeve dhe marketingut në kompanine e madhe te ndertimeve ne Shqiperi, “Edil Al”.

 

 

Advertisement

 

 

 

Profili i blerësit në gjirin e Lalëzit

Advertisement

 

Pothuajse 15 vjet më parë, atëherë kur Gjirin e Lalëzit apo siç njihet ndryshe edhe plazhi i “Shën Pjetrit” nuk e njihte askush, duheshin minimumi 2 orë të mira rrugë nga Maminasi deri në destinacion. Rruga ishte e paasfaltuar. Zona ishte e varfër. Dikur banorët e fshatrave kanë qenë të punësuar në minierën e Manzës, e përballonin jetën me të ardhurat nga emigracioni dhe bujqësia.

 

Plazhi i Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalëzit, ishte një perlë që shpëtoi fatmirësisht (fatkeqësisht për banorët) nga mungesa e infrastrukturës. Sot, panorama është ndryshe. Gjiri i Lalëzit është një ndër destinacionet kryesore. Në një të diel tipike vere, trafiku bllokohet deri në Vorë. Fluksi i turistëve ditorë është shumë i lartë, por mundësitë akomoduese të tyre janë të pakta, pasi në këtë zonë kanë lulëzuar fshatrat turistikë me apartamente të ulëta dhe vila luksoze.

Advertisement

 

“San Pietro”, “Lura 1”, “Lura 2”, “Lura 3”, “Vala Mar”,  janë vetëm disa nga rezidencat turistike në Gjirin e Lalëzit.

 

Në mënyrë më specifike, sipas përfaqësuesve të kompanisë “Edil-Al”, kërkesa për vila dhe apartamente në resortin “San Pietro” është nga shtresa e mesme e shoqërisë. “Janë të shumtë individët si mjekë, inxhinierë, juristë, të cilët kërkojnë të jetojnë të paktën deri në 6 muaj në vit në shtëpitë që po blejnë në këtë zonë. Tendenca është në rritje edhe për përdorim si shtëpi të parë banimi. Kërkesa të shumta ka edhe nga emigrantët, si dhe shtetasit e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Për këta të fundit, duhet thënë se trendi është gjithmonë në rritje”, thane perfaqesuesit e xyres se shitjes dhe marketingut ne “Edil Al”.

Advertisement

Burimi: CNN / Monitor.Al

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy