Rritet interesi për turizmin malor, Thethi dhe Valbona mbeten destinacionet e preferuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet interesi për turizmin malor, Thethi dhe Valbona mbeten destinacionet e preferuara

Interesi i turistëve të huaj për të vizituar zonat malore të Shqipërisë ka pësuar një rritje me thuajse 20% krahasuar me verën e vitit të kaluar, sipas tur-operatorëve.Thethi dhe Valbona janë dy destinacionet kryesore për vizitorët.

“Vij nga Gjermania dhe është hera e dytë në Shqipëri. Këtu në Theth është shumë bukur, pamja fantastike, njërezit e këndshëm dhe që na duan”, shprehet një turist.

“Unë jam nga Londra, është fantastike këtu, e dashuroj ecjen nga Valbona në Theth. Vizituam Syrin e kaltër sot dhe ishte i mahnitshëm, pastaj kjo shtëpi e vjetër është fantastike. Po do t’ja rakomandoj njerëzve të tjerë për tu kthyer këtu”, thotë një tjetër.

“Eshtë hera e parë në Shqipëri, ne kemi nisur nga Tirana më pas kemi shkuar në Jug, Gjirokastër, Dhërmi, më pas kemi ardhur këtu. Thethi është fantastik, shumë i këndshëm, do ta rekomandoj edhe te njerëzit e tjerë”, shprehen turistët.

Advertisement

“Jemi nga Gjermania, ështe hera e dytë këtu, kemi qënë edhe para dy vitesh. Ne gjetëm shumë informacion në blog në internet për Thethin, një  pamje fantastike përreth absolutisht ja vlen që ta vizitosh. Ka shumë njerëz këtu, shumë miqësor, shtëpitë shumë të pastra, ne ndihemi gjithmonë shumë familjarë me to, është perfekt. Eshtë me të vertetë një vend i këndshëm”, thonë disa të tjerë.

“Ka një rritje graduale të turizmit malor, jo vetëm në Shqipëri, por po bëhet tendencë evropiane. Jo më larg se javës që kaloi lexova që Evropa po përfshihet nga një valë e lëvizjes dhe turzmit malor për të shpëtuar nga temperaturat e larta. Nga një studim rezultoi që 2 nga 5 vetë preferojnë të pushojnë në zonat malore në periudhën e të nxehtit. Edhe shqipëria po kalon këtë fazën e zhvillimit të turizmit malor. Ne e ndjejmë dhe e shohim që turistët që po vijnë në Shqipëri e kanë si pjesë të rëndësishme kalimin edhe në zonat malore, pra nuk janë vetëm turistë që preferojnë vetëm detin apo rërën”, thotë Zak Topuzi, nga Shoqata e Operatorëve Turistikë.

Turizmi malor, shpjegojnë operatorët, ka një trend qëndrueshmërie falë stabilitetit në çmime që ofrojnë strukturat akomoduese.

“Zonat malore kanë qëndruar më stabël karshi çmimeve, -apvarësisht një rritje të lehtë që ka ardhur prej rënies së euros. Por nuk kemi ndik8im madhor dhe çmimet janë të favorshme për turistët. Nëse mbahert i njëjti ritëm dhe rrisim standardet, do të jetë pozitive për Shqipërinë sepse konkurrenca rajonale është shumë e fortë. Kemi Kosovën që konkurron me turizëm malor, kemi malin e zi që ka bërë rikonceptim të turizmit malor. Kjo e bën Shqipërinë të ketë mundësi të ecë me hapa të shpejtë dhe të kapë këtë zhvillim rajonal që po ndodh”, shprehet Topuzi.

Advertisement

Paralelisht me zhvillimin e turizmit, operatorët apelojnë qeverinë që të përmirësojë infrastrukturën rrugore, të ofrojë mbështetje në funksion të shtimit të njësive akomoduese dhe të bëjë më shumë në mbrojtje të ambientit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy