Rastet e reja me koronavirus në Itali po shtohen me shpejtësi. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore italiane njoftuan për 11.705 të infektuar të rinj, nga 146.541 testime të kryera.
Po ashtu, këtë të dielë u raportua edhe për 69 viktima. Krahasuar me të shtunën, kur humbën jetën 47 pacientë, numri i të vdekurve është në rritje.
Advertisement
Por nga ana tjetër, i lartë ishte edhe numri i të shëruarve, 2.334 të tillë. Rekordin e rasteve të reja e mban Lombardia, me 2.975 të prekur brenda një dite.
Advertisement