Rriten eksportet me Malin e Zi; Shqipëria ka rigjallëruar marrëdhëniet ekonomike me vendin fqinjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten eksportet me Malin e Zi; Shqipëria ka rigjallëruar marrëdhëniet ekonomike me vendin fqinjë

Mbledhja e parë e dy qeverive, në 3 korrik të 2018 ishte një pikënisje që marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi të avanconin më tej, në shkëmbimet tregtare.

 

Aktualisht, krahasuar më shtetet e rajonit, Mali i Zi mbetet në vend të katërt sa i përket volumit tregtar, pas Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nëse do t’u referohemi shifrave të institutit të statistikave, tregtia mes dy vendeve ka pësuar një rigjallërim në tre vitet e fundit, duke rritur ndjeshëm ekspertet shqiptare drejt këtij shteti.

Advertisement

 

2022 u mbyll me një vlerë eksportesh 7.5 mld lekë, apo 75 milion dollarë, duke kapur nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit, kundrejt 4.9 miliard lek importesh të kryera.

 

Këto shifra kanë patur një rritje vitet e fundit, ndikuar edhe nga situata pandemike dhe lufta në Ukrainë, duke ridimensionuar tregjet në tërësi.

Advertisement

 

Vendi ynë eksporton drejt Malit Të zi, minerale, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe ushqime. Ndërsa importojmë prodhime druri, letre, lënde djegëse, minerale etj.

Dy vendet bashkëpunojnë në projekte madhore, siç janë autostrada Adritiko Joniane, dhe hapja e pikave të reja kufitare, ndërsa potenciali për të patur bashkëpunime në fushën e sistemit hekurudhor, energjetik si dhe në turizëm, janë edhe më të mëdha.

 

Advertisement

Volumet tregtare mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar një rritje te ndjeshme. Qeveritë kanë tentuar të ofrojnë thjeshtim procedurash, por iniciativat private të bizneseve për të gjetur tregje të afërta, duket se ka qenë një nga shkaqet e nxitjes së tregtisë.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se vendi ynë në 2022 realizoi 10% të tregtisë me vendet e rajonit, nga 6.5% që ishte 10 vite më parë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy