“Rrisni shpërblimet për Prokurorët , janë shumë të ngarkuar”/ Kreu i akuzës, Dumani: SPAK të hetojë vetëm dosjet e mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrisni shpërblimet për Prokurorët , janë shumë të ngarkuar”/ Kreu i akuzës, Dumani: SPAK të hetojë vetëm dosjet e mëdha

Kreu i SPAK Altin Dumani i cili është bërë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Intergimit Europian, ka bërë me dije se institucioni që ai drejton ka në kapacitetin e tij të plotë 17 prokurorë të emëruar.

Dumani ka deklaruar më tej se është hapur gara edhe për 3 prokurorë të tjerë, ndërsa shtoi se deri në fund të vitit pritet që SPAK të ketë një organikë të plotë.

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha se prokurorët janë shumë të ngarkuar në çështjet që kanë nën hetim.

Advertisement

 

Nga ana tjetër, kreu i akuzes shtoi se ne ndryshim nga SPAK, BKH ka kapacitet të plotë me 62 hetues.

 

SPAK është funksional, është në kapacitetin e tij të plotë me 17 prokurorë të emëruar, kemi hapur garën edhe për 3 prokurorë të tjerë.

Advertisement

 

Deri në fund të vitit mund të kemi një organikë të plotë. Prokurorët janë shumë të ngarkuar në çështjet që kanë nën hetim. BKH është në kapacitetin e plotë, janë 62 hetues. Jemi në rekrutim në shërbimet e policisë gjyqësore pranë BKH-së”, tha Dumani.

 

Nga ana tjetër, drejtuesi i SPAK ka kërkuar që të ngrihet kufiri minimal për hetimin e dosjeve të korrupsionit, kufi i cili qëndron më shifrën e 50 mijë lekëve të reja.

Advertisement

 

SPAK tha Dumani duhet të hetojë vetëm korrupsionin e madh.

 

Të gjithë synojmë patjetër të rrisim gjeografinë e vendeve të rajonit ku të bashkëpunojmë. Sa i takon vendeve të BE apo Britanisë kemi shumë skuadra të përbashkëta dhe synojmë të zgjerohemi me vendet nordike. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me këto agjenci.

Advertisement

 

Sa i takon punës së SPAK, dua të sjell në vëmendje konkluzionin e reporterëve të KiE-së. Ata patën shqetësim për korrupsionin dhe vlerësuan rezultatet e SPAK. SPAk duhet të fokusohet vetëm në çështjet e korrupsionit të madh, ndaj kemi vendosur një limit. Shuma prej 50 mijë lekësh është një kufi që na ngarkon më shumë dhe besoj se prokuroritë e tjera mund të ushtrojnë ndjekjen penale për këto raste. Ne kemi pasur konkluzionin që ky kufi minimal duhet të jetë më i lartë.

 

SPAK gjatë 9-mujorit ka qenë e vëmendshme dhe vëmendje ka marrë identifikimi i vlerës së produktit të veprës penale me qëllim final sekuestrimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni. Janë dhënë 4 vendime për sekuestro preventive”, u shpreh ai ndër të tjera.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy