Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 51 vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.
Policia bën me dije se shtetasi Th.V, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Advertisement
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”,shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë