Rrëzohet padia e shqiptarëve ndaj Vulin: Gjykata e Beogradit nuk e konsideron nxitje urrejtje termin e ministrit serb

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet padia e shqiptarëve ndaj Vulin: Gjykata e Beogradit nuk e konsideron nxitje urrejtje termin e ministrit serb

Gjykata e Lartë e Beogradit e ka hedhur të pabazë padinë e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve kundër Aleksandar Vulin, më parë ministër i Mbrojtjes dhe Shef i Zyrës për Kosovën, kurse tani ministër i Punëve të Brendshme, pasi konsideron se nuk ka nxitur urrejtje me përdorimin e termit pezhorativ ‘shiptari’ për shqiptarët.

Kjo ka bërë që deputeti shqiptarë, Shaip Kamberi, të mbajë një fjalim në gjuhen shqipe në Kuvendin e Serbisë, pa përkthim, duke e quajtur këtë akt dhe sjellje si të pa pranueshme.

Në qytetin e Bujanocit, kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Ragmi Mustafa, i cili edhe ka bërë padinë ndaj ministrit, thotë se gjykata ka bërë sqarime absurde lidhur me padinë e tij.

Një pjesë e shtypit serb dhe Ministri Vulin kanë rikthyer emërtimet pezhorative në diskursin publik në Serbi, ndonëse për këtë në sistemin gjyqësorë ekzistojnë disa aktgjykime që termin ‘shiptari’ e quan të ndaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy