Një e moshuar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.
Policia raporton se ngjarja ka qenë aksidentale në pallatin ku 68-vjeçarja jetonte.
Advertisement
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement