![Rrëzohet nga kati i 6 i pallatit ku po punonte në Astir/ Ndërron jetë 50-vjeçari](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/01/ambulanca-1-780x405-1-1-770x400.png)
Një person ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga ballkoni i një pallati në Astir.
Policia bën me dije se rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisement