Në temperatura nën disa gradë celsius ishin me dhjetëra qytetarët që u bllokuan në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Pogradec. Prej orësh, çdo lëvizje u ndalua. Shkak u bë rrëzimi i një kamioni duke paralizuar trafikun.

 

Në këtë situatë, uniformat blu ndaluan lëvizjen e mjeteve si në hyrje dhe në dalje të Qafë Thanës për të bërë të mundur lëvizjen e mjeteve drejt pikës doganore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“TONIN FRROKU, GAZETAR

Ndodhem në majë të Qafë Thanës, është një situatë e vështirë e krijuar nga erërat e forta dhe trashësia e dëborës. Ka forca të shumta policie dhe firma kontraktuese me mjetet borëpastruese, por momentalisht e kanë të pamundur për t’u futur. Të gjithë personat që kanë qenë duke kaluar drejt Maqedonisë së Veriut apo e kundërta, janë të grupuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Një mjet i tonazhit të rëndë dhe dy mjete të rënda vazhdojnë të qëndrojnë në dëborë. Vetëm ndërhyrja e borëpastrueses duket se mund të normalizojë situatën.”

 

Gjatë ditës reshjet e dendura në qarkun e Korcës janë shoqëruar me erë të fortë . Të gjithë fshatrat e pjesës juglindore janë të bllokuara ndërsa në fshatin Panarit 200 banorë janë të izoluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në pikën turistike të Dardhës trashësia e dëborës arrin deri në 90 cm. Rrugët nacionale të qarkut janë të të kalueshme por me zinxhirë. Në qytet banoret e konsiderojne situaten problematike

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";