Kreu i partisë demokratike ka kujtuar me një mesazh në rrjetet sociale, 30 vjetorin e rrëzimit të shtatores se ish-diktatorit Hoxha.
Lideri i opozitës shkruan se 20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtimi i shpresës për ndryshim pas gjysmë shekulli tiranie, raporton Vizion Plus.
Basha shton se ende 30 vite më pas hijet e krimeve të regjimit duan që të vrasin ëndrrën europiane.
Sipas tij, pushteti i sotëm imiton diktatorin dhe është kërcënim për demokracinë e lirinë e vendit.
Advertisement
Basha premton se do rikthejë Shqipërinë në rrugën europiane përmes një ekonomie dhe shëndetësie të fortë.