Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e ndodhur parditen e sotme në Malsinë e Madhe, ku u rrëzua një avion në zonën e Kelmendit.

Deputeti i PD, Xhelal Mziu thotë se në avion ka pasur “mall” por piloti, pasagjeri dhe “malli” janë larguar që aty. Sipas tij, në vendngjarje ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar.

“Rrëzohet avioni “Mushkonjë” në Kelmend. Piloti, pasagjeri dhe “malli”, e avionit të rrëzuar largohen me Fuoristradë! Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja ka dalë. Disa banorë të zonës kanë tentuar ti afrohen, por nuk janë lejuar nga dy personat e avionit.
Aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar. Akoma nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion. Avionet “mushkonja” vazhdojnë punën e tyre normalisht…”, shkruan deputeti i PD Xhelal Mziu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";