Rrezikuan jetën e pushuesve/ Policia kufitare ndëshkon dy persona dhe bllokon tre mjete lundruese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrezikuan jetën e pushuesve/ Policia kufitare ndëshkon dy persona dhe bllokon tre mjete lundruese

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative dy shtetas dhe ka bllokuar tre mjete lundruese pa dokumetacion në Sarandë.

 

Këta zhtetas kryenin manovra të rrezikshme me mjetet lundruese afër bregut të detit duket rrezikuar jetën e pushuesve.

 

Advertisement

Sarandë

Rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese, Policia Kufitare ndëshkon me masë administrative 2 shtetas.

Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, pa dokumentacion.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Advertisement

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare është e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe të qetë për pushuesit. Për çdo rast të mosrespektimit të zonave të kufizuara me bova dhe për çdolloj paligjshmërie tjetër, mund të denonconi në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefononi në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy