Pas vrasjes së 8 vjeccart në Fier, që tronditi vendin, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur nga gazetarët nëse ka një plan për të evidentuar dhe trajtuar personat me probleme të shëndetit mendor.

Pas mbledhjes në Kryeministri, Manastirliu u shpreh se me miratimin e buxhetit për vitin 2022, do të nisë ngritja e qendrave të mjekësisë familje në të cilat, sipas saj, do të ketë edhe punonjës socialë e psikologë.

Manastiliu theksoi  se parashikohet që të ngrihen edhe qendra komunitare dhe shtëpi familjeje për trajtimin e rasteve me probleme të thelluara të shëndetit mendor.

“Kemi një plan veprimi që shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin. Kemi ndërtuar shërbime alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore. Do të ngremë qendra të mjekësisë familjare, me punonjës socialë e psikologë për evidentimin dhe për përkujdesjen e problematikave. Implementimi fillon me buxhetin për 2022. Qasja për këto problematika kërkon vëmendjen e të gjithëve, dhe të strukturave që kanë përgjegjësi.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";