Rreziku nga infeksionet dhe virozat/ Mjekët: Të vegjlit vuajnë pasojat e pushimeve gjatë verës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreziku nga infeksionet dhe virozat/ Mjekët: Të vegjlit vuajnë pasojat e pushimeve gjatë verës

Fëmijët janë ata që i vuajnë më shumë pasojat e pushimeve. Fluksi në qendrat shëndetësore mbetet i lartë edhe pse piku u shënua gjatë muajit korrik për shkak të temperaturave ekstreme që kaloi vendi yne. Sipas mjekëve në shumicën e rasteve të vegjlit paraqiten ne qendra shëndetësore me diarre dhe te vjella .

 

VALBONA SHAHINI 

MJEKE PEDIATRE

Advertisement

 

“Kemi gastrointeridet, me të vjella me diarre. Por nuk është peridhë e jashtëzakoshme, pasi edhe në vitet e tjera i kemi pasur në të njëjtën situatë. Fëmijët nuk duhet të lihen deri në pikën e dehidratimit sepse mund të dehidratohen sepse bëjnë diarre, të vjella apo mund të kenë djersitje masive sepse nuk marrin lëngje dhe shkojnë drejt një situatë që mund të kërkojë ndërhyrje deri në hospitalizim.”

 

Por nuk kanë munguar as problematikat që vijnë nga zonat bregdetare apo pishina. Ekspozimi i gjatë në diell dhe uji i pishinave ka shkaktuar  infeksione të lëkurës, si dhe infeksione të veshit.

Advertisement

 

“Kemi dermatitet ose infeksionet e lekurës si pasojë e frekuentimit të zonave të ndryshme, sepse lëkura e fëmijëve është më e brishtë japin infeksione dhe nëse nuk janë infeksione të mirëfillta japin skuqje irritime që kërkojnë kujdes mjekësor.”

 

Farmacitë nuk duhet të jetë dera e parë ku prindërit të marrin ndihmën mjekësore. Mjekët këshillojnë që të shmangen sa më shumë përdorimi i antibiotikëve tek të vegjëlit.

Advertisement

 

“Nuk janë të gjitha rstee për të marrë antibiotik, pasi ka raste që me një kujdes të mirë mund ta kalojë që në shtëpi, pasi janë viroza që tek prindërit nuk janë të panjohura.”

 

Mjekët pediatër shprehen se pritet të këtë një fluks edhe më të lartë pas pushimeve dhe rikthimit të fëmijëvë në çerdhe dhe kopshte.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy