
Policia e Sarandës ka shpëtuar paraditen e kësaj të hënë një pushues që rrezikoi të mbytj në plazhin e Kasolles. Pushuesi kërkoi ndihmën e policisë, pasi mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në det të hapur.
Policia ka mundur të shpëtojë pushuesin dhe nxjerrë në breg mjetin lundrues. Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement