Rrëshqitje në Rrugën e Arbërit/ Situata shumë e vështire edhe në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëshqitje në Rrugën e Arbërit/ Situata shumë e vështire edhe në Shkodër

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë bërë që një masiv i madh dheu të rrëshkasë në aksin rrugor që lidh Bulqizën me Peshkopinë.

Si rrjedhojë u shkaktuan vështirësi të shumta në lëvizjen e mjeteve, pasi një krah i rrugës u bllokua nga balta.

Masivi i madh i dheut ra në afërsi të fshatin Sofraçan, ben te ditur Vizion Plus. Probleme nga rrëshqitjet e gurëve vazhdon të ketë edhe në segmentin Qafa e Buallit – Bulqizë.

Ndërkohë në qarkun e Shkodrës situata e përmbytjeve vazhdon të jetë kritike.  Mbi 5000 hektarë tokë bujqësore është mbuluar nga uji ndërsa më problematike është zona administrative e Dajçit dhe ajo e Anës së Malit.

Advertisement

Edhe në Fushë Krujë fshatrat Murqinë e Mallçuk rrezikohen nga uji pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati.

Situata në këtë zonë është e përsëritur, ndërsa banorët ankohen se shkak është mbetet mospastrimi i kanaleve kulluese.

Përmbytje ka pasur edhe në Shijak për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Erzen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy