
Shtabi i emergjencave ne Elbasan ka dhene informacion mbi situaten ne kete qark si pasoje e motit te keq.
Akset rrugore nacionale dhe rurale, behet e ditur se jane te gjitha te hapura dhe te kalueshme.
Per shkak te shirave ka pasur renie guresh inertesh ne aksin Elbasan-Librazhd, dhe Gramsh-Moglice.
Advertisement
Renie aluvionesh ne Cerrik-Gramsh, dhe renie dherash ne Pishkash te aksit Librazhd-Qafe Thane.
Ne Njesine Orenje Bashkia Librazhd po punohet nga ana e OSHE per riparimin e defekteve ne furnizimin me energji elektrike.
Lumenjte Shkumbin e Devoll kane prurje por jo problematike. Edhe perroi Zaranikes ne bashkine Elbasan ka pasur rritje te prurjeve por pa dhene probleme.