Festim Bexhdili ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për zhbërjen e vendimit që e dënon atë me burgim të përjetshëm.

 

Festim Bexhdili rezulton i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bexhdili akuzohet për rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjesim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai është caktuar që të vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë. Bexhdili në pamjet filmike shfaqet duke fshehur provat e krimit në bashkëpunim me një tjetër person.

 

Jan Prenga, baba i katër fëmijëvë u rrëmbye dhe u dërgua në një resort në Shijak, ku u dhunua dhe torturua. Ndonëse ende nuk ka një trup të Jan Prengës, ai është konsideruar i vdekur nga autoritetet, kjo referuar pamjeve filmike të sekuestruara nga resorti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jan Prenga shihet të qëndrojë i shtrirë në tokë për 6 orë pa lëvizur, pas dhunës së ushtruar.