Ndërkohë që prej më shumë se një viti policia ende nuk e ka gjetur trupin e Jani Prengës, Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu  Leonard Hajrin, i cili ishte i burgosur si i përfshirë në këtë vrasje.

Gjykata ka ndryshuar masën për Hajrin duke e lënë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje, ndërsa për Olsi Turjën, i cili akuzohet për të njëjtin krim u la arrest shtëpie.

Deri në këto momente, për rrëmbimin, masakrimin dhe zhdukjen e Jani Prengës është në burg vetëm kopshtari i kompleksit Golden, Festim Bexhdili.

Më heret, raporton Vizion Plus, kjo gjykatë la të lirë edhe Ardian Doçajn, i arrestuar gjithashtu për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në pranverë të vitit të kaluar u lirua edhe Bajram Hajri.

Për vrasjen e Jani Prengës, në kërkim është Altin Hajri dhe Gentian Doçaj.

Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar të 2020, ndërkohë ende policia nuk e ka gjetur trupin e tij.

Dyshohet se Prenga u vra me urdhër të grupeve kriminale pasi kishin një prishje të pazarit të drogës të një sasie prej 283 kg kokainë me vëllain e viktimës që jeton në Angli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";