Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata e Durrësit liron gjyshen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata e Durrësit liron gjyshen

Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu Bahrije Gjunin, e cila akuzohet për rrëmbimin e nipit të saj 3-vjeçar. Ndaj zonjës Gjuni u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Më 13 prill, nëna e 3-vjeçarit, Ile Gjuni, kallëzoi në polici se djali i saj ishte marrë nga gjyshërit, siç bënin çdo fundjavë, por këtë herë nuk e kishin kthyer.

Policia nisi kërkimet, dhe pas 7 ditësh, më 20 prill, gjyshja vendosi që ta dorëzonte vogëlushin në Prokurori. Para hetuesve, Bahrije Gjuni deklaroi se dëshironte ta rriste e vetme nipin, pas humbjes së të birit në një aksident vitin e kaluar.

Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi edhe bashkëshortin e Bahrije Gjunit, Rexhep Gjunin dhe vëllanë e saj.

Advertisement

Vendimi i Gjykatës: 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës 

VENDOSI:

1. Konstatimin e paligjshmërisë së ndalimit të personit nën hetim B. Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 i Kodit Penal. 

Advertisement

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B. Gjuni.

3. Detyrimin e personit nën hetim B. Gjuni, që të paraqitet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Mërkurën e parë dhe të tretë, të çdo muaji, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. Gjuni, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

Advertisement

6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot në Durrës, më datë 22.04.2024.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy