Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i infermierit Nikolin Ciko në Korçë. Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve.
Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë. Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID.
Advertisement
Për këtë arsye ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.
Skema që përdori infermieri për të grabitur ishte kjo: Te farmacia e spitalit që çdo infermier paraqet recetën për të marrë medikamentet, Ciko ka thyer dritaren duke kaluar tunelin e duke i vjedhur në farmacinë e spitalit ilaçet.
Advertisement